“Kosova i takon KiE-së”, ministrja e Jashtme dhe deputeti gjerman kërkojnë nga Gjermania të votojë në favor të Kosovës
Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës është diskutuar sot edhe në Bundestagun gjerman.
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, në fjalën e saj para deputetëve gjermanë ka thënë se “Kosova si vendi më i ri në demokracinë evropiane i takon Këshillit të Evropës”.
“Mirënjohës për punën intensive të deputetëve gjermanë. U bëj thirrje të gjithë të përfshirëve dhe Kosovës të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të arritur shumicën e nevojshme për anëtarësim sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Baerbocku.
Edhe deputeti konservator gjerman nga radhët e CDU-së, Knut Abraham, u shpreh se Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.
Ai i bëri thirrje qeverisë gjermane të marrë në vendim përfundimtar në favor të Kosovës.
“Në debatin për 75-vjetorin e Këshillit të Evropës në Bundestag sot, inkurajova qeverinë gjermane që të marrë një vendim përfundimtar për pranimin e Kosovës, pasi të gjitha kushtet janë përmbushur”, u shpreh Abrahami.
Abrahami tutje u shpreh se Qeveria e Kosovës ka premtuar në një letër drejtuar Këshillit të Evropës se do të dorëzojë një statut për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.
“Ky është një zhvillim i shkëlqyer i ri! Do të ishte një ide e mirë nëse Komiteti i Ministrave do ta trajtonte këtë çështje në një mbledhje të posaçme në qershor. Ky është një moment historik, dhe qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një hap shumë të rëndësishëm këtu”, ka deklaruar deputeti gjerman.
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, në një letër drejtuar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut për Asociacionin të cilin është zotuar ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.
Lëvizja e Qeverisë vjen në prag të mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës (16 & 17 maj), ku anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë ende s’është futur në rend dite. Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar Kosovës të bëjë hapa konkretë për Asociacionin që t’i garantohet anëtarësimi në Këshill të Evropës. /Telegrafi
Breakthrough ë
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) May 16, 2024
“In this regard, the Government of Kosova is preparing a draft Statute on the Association of Serb Majority Municipalities (in the context of obligations envisaged in articles 7 and 10), inspired by the Friedrich Ebert Foundation, which will be submitted to the… pic.twitter.com/EOROLUsDSa
ë@ABaerbock today: “Kosovo should join CoE soon”
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) May 16, 2024
“Deshalb appellieren wir - und ich bin wirklich dankbar für die intensive Arbeit der demokratischen Parlamentarier und Fraktionen, die hier gemeinsam an einem Strang ziehen - an alle Beteiligten und an die… https://t.co/maRA3yhn16 pic.twitter.com/7pdGXuUKvC