Kurti krah Ramës në foton familjare të samitit BE - Ballkan Perëndimor

Kurti krah Ramës në foton familjare të samitit BE - Ballkan Perëndimor

Aktuale May 16, 2024 - 11:59

Liderët e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues nga BE-ja e SHBA-ja u bënë bashkë sot në Kotor për të diskutuar Planin e Rritjes.

Nën logon “Një rajon, një vizion”, liderët bënë edhe një fotografi familjare, ku kryeministri i vendit Albin Kurti ishte krah homologut të tij shqiptar, Edi Rama.

Ndërsa, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ishte krah kryeministrit Milojko Spajiq dhe kryeministrit teknik të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në katër shtylla, atë të rritjes së integrimit ekonomik me Tregun Unik të BE-së, rritjes së integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, përshpejtimin e reformave themelore dhe rritjes së ndihmës financiare.