Kurti: Serbia ta dorëzojë në Kosovë terroristin Radoiçiq
Foto: ZKM

Kurti: Serbia ta dorëzojë në Kosovë terroristin Radoiçiq

Aktuale May 16, 2024 - 10:38

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga Samiti i liderëve që po mbahet në Mal të Zi ka kërkuar nga Serbia të dorëzojë në Kosovë terroristin Milan Radoiçiq dhe grupin e tij kriminal, që vranë rreshterin policor Afrim Bunjakun më 24 shtator.

Ai tha se marrëdhëniet e mira në rajon janë të domosdoshme. Kurti në panelin e diskutimit të Samitit, që po mbahet në Kotor, "Situata aktuale dhe planet e së ardhmes - Plani i ri i rritjes”, theksoi se për Kosovën ky plan paraqet mundësi unike për të çuar reformat e përpara.

Ai foli edhe për luftën në Ukrainë, e cila sipas tij ka sjellë shkatërrime në Ukrainë dhe ka shkruar kriza në Evropë. /rtk