Basha: Mos futja në agjendë të KiE-së është goditje ndaj Kosovës
Foto: Laura Hasani / Arkiv

Basha: Mos futja në agjendë të KiE-së është goditje ndaj Kosovës

Aktuale May 15, 2024 - 20:36

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, e anëtarësimi i Kosovës në këtë Këshill nuk është përfshirë në agjendën e Komitetit të Ministrave të kësaj organizate.

Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, njëherit përfaqësues i Shqipërisë në Këshillin e Evropës, Lulzim Basha, tha në RTK se mos futja e Kosovës në agjendë në takimin e kësaj jave është një goditje ndaj Kosovës.

Ai tha se tani u mbetet ministrave të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, pasi që deputetët kanë kryer punën. Sipas Bashës, më së shumti do të përfitonin vet serbët e Kosovës, nëse do të kishin pretendime për shkelje të drejtave.

Deputeti shqiptar, Basha tha se mbështet pa hezitim qeverinë e Kosovës për të mos pranuar këtë kushtëzim.