Statovci: Zgjedhjet çështje muajsh, por nëse ka konsensus mund të mbahen

Statovci: Zgjedhjet çështje muajsh, por nëse ka konsensus mund të mbahen

Aktuale May 15, 2024 - 19:02

Takimi i fundit mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi ka hapur debat në qarqe të ndryshme, duke përfshirë edhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vend.

Deputetja e Listës GUXO, Jeta Statovci tha se çështja e zgjedhjeve është muajsh, por nëse ka konsensus politik dhe dakordancë të brendshme, mund të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Ne kemi stabilitetin e brendshëm për ta quan në fund mandatin, por kemi gatishmërinë edhe për të tu përballur me një proces zgjedhor”, tha ajo në RTK.

Deputetja Statovci vlerësoi edhe ndryshimin e pozicionit të PDK-së, karshi votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, e që sipas saj është një mundësi e mirë, ku do të mund të përfitojnë direkt qytetarët e Kosovës.