Kurti shpreh keqardhje për plagosjen e homologut sllovak
Aktuale
May 15, 2024 - 18:08
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar shërim të shpejtë, homologut të tij sllovak i cili u plagos sot nga një i dyshuar.
Ai thotë se lajmi për plagosjen e Ficos, është tejet shqetësues, ndërsa shprehet se dhuna nuk ka vend në demokraci.
”Një lajm shumë shqetësues nga Sllovakia, raporton se kryeministri Robert Fico është qëlluar. I urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë dhe i shprehim mendimet tona familjes së tij dhe popullit të Sllovakisë. Dhuna nuk ka vend në demokraci”.
Very disturbing news from Slovakia, reporting that PM Robert Fico has been shot. We wish him a fast and full recovery and extend our thoughts to his family and the people of Slovakia. Violence has no place in a democracy.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 15, 2024