Osmani i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak: Dënojmë fuqishëm këto akte dhune
Aktuale
May 15, 2024 - 16:50
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Sllovakisë, Roberto Fico, i cili u plagos sot në Handlova.
Osmani përmes një shkrimi në “X” është shprehur se dënojnë fuqishëm këto akte dhune që, siç shkroi ajo, kërcënojnë vlerat evropiane.
“Duke i uruar kryeministrit sllovak Robert Fico një shërim të shpejtë pas sulmit të sotëm. Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat evropiane”, ka shkruar Osmani. /Zëri
Wishing Slovak Prime Minister Robert Fico a speedy recovery following today's vile attack.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 15, 2024
We strongly condemn these acts of violence that threaten European values.