Osmani bisedë telefonike me presidentin gjerman, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Osmani bisedë telefonike me presidentin gjerman, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Aktuale May 15, 2024 - 09:35

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Osmani ka thënë se në këtë bisedë me homologun gjerman ka diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ndërsa ka theksuar rëndësinë e përfundimit me sukses të këtij procesi, transmeton Zeri.info.

“Dje fola me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier për të diskutuar anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Theksova rëndësinë për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit.

Anëtarësimi ynë nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm”, shkruan Osmani në Twitter.

Kujtojmë se deri tani Kosova nuk është në agjendën e takimit të Komitetet të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili pritet të mblidhet më 16 dhe 17 maj. /Zëri