Ekipit serb teatral i ndalohet hyrja në Kosovë

Ekipit serb teatral i ndalohet hyrja në Kosovë

Aktuale May 14, 2024 - 18:04

Ekipit serb të shfaqjes “Libri i Milutinit”, i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës.

Kështu raportojnë mediat serbe sipas një njoftimi të Teatrit ”Zvezdara”, për të cilën ekip thuhet se iu ndalua kalimi i kufirit, për të realizuar shfaqje në Mitrovicë dhe Leposaviq.

“Temat që i kishin planifikuar në kuadër të vizitës së paralajmëruar në Mitrovicë dhe Leposaviq nuk do të shfaqen. Pas ndalimit të djeshëm të Patriarkut Porfiri për hyrje në Kosovë, sot u ndalua edhe një shfaqje” , transmeton klankosova.tv.

”Pas një sërë ndalesash, duke filluar nga ato politike, ekonomike, ndalesat fetare dhe të tjera, radha është edhe kultura, çdo gjë që ka shenjë të serbishtes është e ndaluar”, thuhet në deklaratën e teatrit të Beogradit.