Shi i furishëm në Prishtinë, plateja në “Dardani” shndërrohet në lumë [video]

Shi i furishëm në Prishtinë, plateja në “Dardani” shndërrohet në lumë [video]

Aktuale May 14, 2024 - 17:41

Për më shumë se një orë në Prishtinë është duke rënë shi i furishëm.

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që të shfaqen telashet nëpër kryeqytet.

Çdo herë të ka reshje është plateja në lagjen “Dardania” është ajo që ballafaqohet me probleme.

Në videot që i ka siguruar Zeri.info, shihet se platenë në “Dardani” qytetarët po kanë telashe në lëvizje për shkak të reshjeve të mëdha.

Hiç më mirë nuk është edhe nën platenë në lagjen “Dardania”, apo siç e njohin të gjithë si nën “Kurriz”, gjendja është si mos më keq.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gazeta Zëri (@zerigazeta)

Në këto pamje shihet se kjo pjesë e tëra është përfshirë nga uji për shkak të reshjeve të shiut.

Qytetarët në këtë pjesë mezi kalojnë në këmbë.

Për më shumë, ju ftojmë ti shikoni pamjet. /Zëri