QUINT: Ndalimi i vizitës së Porfirijes në Kosovë, në kundërshtim me Planin e Ahtisaarit dhe obligimet e dialogut

QUINT: Ndalimi i vizitës së Porfirijes në Kosovë, në kundërshtim me Planin e Ahtisaarit dhe obligimet e dialogut

Aktuale May 14, 2024 - 13:10

Shtetet e QUINT-it kanë reaguar pasi Kosova nuk ia ka lejuar hyrjen në territorin e Republikës, patriarkut Porfirije të Kishës Ortodokse Serbe.

Bashkë me Zyrën e BE-së, QUINT-i ka deklaruar se janë të shqetësuar me një vendim të tillë të Kosovës për të ndaluar vizitën e Porfirijes dhe peshkopëve të tjerë shoqërues që do të merrnin pjesë në fillimin ceremonial të Kuvendit të rregullt të Sinodit në Patriarkalen e Pejës, shkruan gazeta Express.

Sipas QUINT-it, vendimi i Qeverisë është në kundërshtim me dispozitat e Planit të Ahtisaarit, i cili përcakton qartë të drejtat, privilegjet dhe imunitetet për klerin e Kishës Ortodokse Serbe dhe nuk është në përputhje me obligimet e Kosovës në dialogun e BE-së.

“Ne presim që Qeveria e Kosovës të përmbushë standardet më të larta të të drejtave të njeriut si në kornizën e saj ligjore ashtu edhe në veprimet e saj, të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve të saj dhe të mbajë vlerat dhe përgjegjësinë e saj thelbësore ndaj stabilitetit rajonal. Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim dhe retorikë që mund të rrisë tensionet dhe mund të çojë në incidente”, thuhet në reagim.