Gërvalla: Po punojmë çdo ditë që Kosova të jetë në agjendën e KiE-së, shanset 50/50

Gërvalla: Po punojmë çdo ditë që Kosova të jetë në agjendën e KiE-së, shanset 50/50

Aktuale May 14, 2024 - 12:45

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se po punohet që Kosova të futet në agjendën e takimit të ministrave të Këshillit të Evropës, që mblidhen këtë javë.

Gërvalla, në një intervistë për SyriTV, tha se gjasat që aplikimi i Kosovës të jetë në agjendën e takimit të KiE-së janë 50/50, transmeton Zeri.info.

“Nuk mund t’ju them se ne do të punojmë, edhe nesër, edhe më datën 15-16 maj do të punojmë, me qëllim që Kosova të vendoset në agjendë dhe të anëtarësohet, sepse Kosova e meriton. Nuk mund t’ju them a vendoset ose jo, është 50/50, sa janë shanset që të vendoset, aq janë të mos vendoset”, tha Gërvalla, transmeton Zeri.info.