Reçica i PDK-së: Çdo ditë po punojmë, po rritemi dhe po ecim përpara

Reçica i PDK-së: Çdo ditë po punojmë, po rritemi dhe po ecim përpara

Aktuale May 14, 2024 - 11:11

Zyrtarë të PDK-së kanë marrë pjesë në dyvjetorin e zgjedhjes së kryetarit të Degës së partisë në Zvicër, Ragip Xhaka.

Me këtë rast deputeti i PDK-së Elmi Reçica ka marrë edhe një mirënjohje për kontributin e tij për PDK-në në mërgatë, ndërsa ka thënë se partia po rritet dhe po ecën përpara çdo ditë, transmeton Zeri.info.

“I lumtur që pranova këtë mirënjohje për punën dhe angazhimin tim në mërgatë nga Dega e PDK-së në Zvicër dhe kryetari, z. Ragip Xhaka, në dyvjetorin e zgjedhjes së tij në krye të Degës”, shkroi Reçica.

Ai tha se këtë mirënjohje e ndan me të gjithë ata që kanë qëndruar përkrah gjatë tërë rrugëtimit të tyre. /Zëri