Osmani, pjesëmarrëse në Samitin e Kopenhagës për Demokraci
Foto: Laura Hasani

Osmani, pjesëmarrëse në Samitin e Kopenhagës për Demokraci

Aktuale May 14, 2024 - 08:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Danimarkës, ku do të marrë pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci.

Presidenca ka njoftuar se në Samit presidentja Osmani do të ketë fjalim kryesor dhe diskutim mbi përpjekjet e Kosovës për mbrojtjen dhe forcimin e demokracisë, si dhe për rëndësinë e integrimit të vendit tonë dhe të vendeve të tjera aspiruese në institucionet euroatlantike në dritë të zhvillimeve gjeopolitike.

“Përgjatë vizitës në Mbretërinë e Danimarkës, presidentja Osmani do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë. Po ashtu, presidentja Osmani do ta takojë edhe mërgatën shqiptare në këtë shtet”, thuhet në njoftim. /Zëri