Hoxhaj i reagon ministrit ukrainas Kuleba: Po flirton me Serbinë e cila është pjesë e boshtit të gjenocidëve të udhëhequr nga Rusia
Foto: Laura Hasani

Hoxhaj i reagon ministrit ukrainas Kuleba: Po flirton me Serbinë e cila është pjesë e boshtit të gjenocidëve të udhëhequr nga Rusia

Aktuale May 13, 2024 - 18:08

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar ministrit të jashtëm të Ukrainës, i cili u takua me homologun e tij në Serbi, Marko Gjuriqin.

Ish-ministri kosovar, tani nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj, përmes rrjetit social X, i ka reaguar ministrit ukrainas duke i thënë se "është për të ardhur keq që Ukraina mban në Ballkan politikën e jashtme pro-ruse të Yanukovych, duke flirtuar me Serbinë që është pjesë e boshtit të gjenocidëve të udhëhequr nga Rusia".

"Është për të ardhur keq që Ukraina mban në Ballkan politikën e jashtme pro-ruse të Yanukovych, duke flirtuar me Serbinë që është pjesë e boshtit të gjenocidëve të udhëhequr nga Rusia. Nocioni i Ukrainës pro-evropiane dhe pro-perëndimore duket të jetë asgjë më shumë se një fasadë në realitet.", ky është reagimi i Hoxhajt.