Kurti flet me të ngarkuarin me punë nga ambasada malazeze për Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE

Kurti flet me të ngarkuarin me punë nga ambasada malazeze për Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE

Aktuale May 13, 2024 - 16:17

Kryeministri i vendit Albin Kurti, priti në një takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Bernard ëobaj.

Sipas njoftimit të Qeverisë thuhet se krahas diskutimit rreth bashkëpunimit dhe marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, Kurti dhe ëobaj biseduan edhe për përgatitjet në prag të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, që do të mbahet 16 maj në Kotor të Malit të Zi, nën organizimin e Qeverisë së Malit të Zi.

Ky samit, i organizuar nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”, do të shërbejë si platformë për të diskutuar Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me synim të përshpejtojë zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal. /Zëri