Bislimi udhëton drejt Hungarisë
Foto: Laura Hasani

Bislimi udhëton drejt Hungarisë

Aktuale May 13, 2024 - 13:07

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Hungarisë.

Gjatë qëndrimit dyditor në Budapest, ai do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Kosovës për Administratë Publike dhe Universitetit të Shërbimeve Publike të Hungarisë, Ludovika.

Në këtë vizitë, ndër të tjera, Bislimi pritet të takohet edhe me ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë, Peter Szijjarto, si dhe me ministrin për Çështje të BE-së, Janos Boka.