Ministri britanik takon Sveçlën, flasin për sigurinë kufitare

Ministri britanik takon Sveçlën, flasin për sigurinë kufitare

Aktuale May 13, 2024 - 12:19

Ministri britanik kundër migrimit të paligjshëm, Michael Tomlinson, po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ai është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Kështu ka njoftuar Ambasada Britanike, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare.

“Sot në Kosovë ne mirëpritëm ministrin britanik kundër migrimit të paligjshëm, Michael Tomlinson, ku ai shkëmbeu pikëpamjet me ministrin Xhelal Sveçla mbi mënyrat se si vendet tona mund të intensifikojnë bashkëpunimin në sigurinë e kufirit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada shton se të dy ministrat shkuan për të parë një demonstrim në pikën kufitare në Vërmicë.

“Pastaj, të dy ministrat u nisën për të parë një demonstrim të mbështetjes praktike britanike në kufirin në Vërmicë, në rrugë për në një konferencë rajonale në Tiranë për migracionin ilegal dhe sigurinë e kufirit”, thuhet në njoftim.