Ramush Haradinaj kujton Tahir e Nebih Mehën në 43-vjetorin e rënies
Foto: Facebook

Ramush Haradinaj kujton Tahir e Nebih Mehën në 43-vjetorin e rënies

Aktuale May 13, 2024 - 10:05

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Prekaz për ta kujtuar Tahir e Nebih Mehën në 43-vjetorin e rënies.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, i pari i kësaj partie thotë se rezistencën dhe trimërinë e Tahirit dhe Nebihut e pasoi UÇK-ja për dëshmi para historisë, se ka kush i del zot atdheut.

“Në 43-vjetorin e rënies, kujtojmë heroizmin e familjes Meha në Prekaz. Me nder e respekt, përulemi para trimërisë së Tahir e Nebih Mehës, që ranë në përballje të pabarabartë me qindra forca jugosllave. Rezistencën dhe trimërinë e Tahirit dhe Nebihut e pasoi UÇK-ja për dëshmi para historisë, se ka kush i del zot atdheut, sakrificë që u kurorëzua me liri dhe shtet të pavarur. Lavdi të gjithë trimave të Kosovës!”, shkroi Haradinaj në Facebook.