Bytyqi e AAK-së: Kusari-Lila të tregojë pse Kosova është nën sanksione
Foto:Laura Hasani

Bytyqi e AAK-së: Kusari-Lila të tregojë pse Kosova është nën sanksione

Aktuale May 12, 2024 - 15:54

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar ndaj deklaratës së Mimoza Kusari-Lila e cila ka thënë se opozita ka bllokuar 300 milionë euro.

Bytyqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kjo është përpjekje e qartë për ta fshehur keqmenaxhimin e fondeve të BE-së.

“Akuza juaj ndaj opozitës se “kemi bllokuar 300 milionë euro” është veç një përpjekje e qartë për të fshehur përgjegjësinë e qeverisë suaj për keqmenaxhim të fondeve të BE-së. Faktet tregojnë qartë se bllokimet janë rezultat i mungesës së transparencës dhe keqmenaxhimit të qeverisë suaj, e cila nuk ka bërë përpjekje serioze për të zbatuar reformat dhe për të adresuar çështjet e identifikuara nga BE-ja”, ka thënë Bytyqi.