Edi Rama midis Athinës i dërgon mesazh të fuqishëm politikës greke: Shqiptarët janë të barabartë këtu

Edi Rama midis Athinës i dërgon mesazh të fuqishëm politikës greke: Shqiptarët janë të barabartë këtu

Aktuale May 12, 2024 - 13:32
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka mbajtur një fjalim gjatë takimit me shqiptarët në Greqi.

Rama gjatë fjalimit tha se disa nuk e pritën që ai të shkonte në Greqi.

“Me shumë krenari për ju njerëz të jashtëzakonshëm nga të katër anët e Shqiptarisë që jeni bërë shëmbëlltyrë e jashtëzakonshme e krenarisë së atdheut tonë në këtë pjesë të Evropës. Disa këtu në Greqi u çuditen, të tjerë u mërzitën, ndonjë edhe tha që nëse unë nuk duhej të vija për vizitë tek ju, por mbase kur ta shohin këtë shfaqje gëzimi ata do kuptojnë që unë nuk kam ardhur të takohem me shërbëtorët e tyre të dikurshëm. Por të çmallem me të zotët e barabartë të kësaj shtëpie”, tha Rama.

Rama tha më tej se shqiptarët në Greqi tashmë janë të barabartë.

“Kam ardhur e flas me qytetarët e barasvlershëm të Greqisë demokratike në Evropën demokratike, ku shqiptarët nuk janë të ardhurit e leckosur por janë përfaqësuesit e një vendi krenar që është Shqipëria jonë. Shqipëria e ka ngritur përfundimisht kokën e ulur në shekuj nga dhuna në historinë e saj tragjike dhe i sheh të gjithë në sy me te njëjtin respekt që kërkon dhe meriton nga të gjithë. Ju shqiptaret e Greqisë jeni një vlerë e shtuar e punës, ekonomisë, dijes, kulturës dhe vendit të bekuar ku qëndroni djepi i demokracisë e me te cilin na lidh jo fqinjësia por edhe një histori mijëravjeçare. Fatet tona, zakonet, shtigjet e jetës dhe rrugët e vështira tona”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij të mbajtur para shqiptarëve në Athinë, dha edhe një mesazh për homologun e tij Kyriakos Mitsotakis.

Duke cituar Naim Frashërin, Rama tha se dëshira e vërtetë e shqiptarëve është që të jetojnë në paqe dhe në harmoni me fqinjët e tyre.

“Dëshiroj t’i lë një pusullë mikut tim, kryeministrit Mitsotakis. I dashur Kyriakos në vitin 1886 poeti ynë kombëtar Naim Frashëri shkruajti në greqisht vjershën e tij, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”.

“Duam me të gjithë fqinjët, sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, në vëllazëri, me rend dhe paqe të jetojmë. Le të mos bëhemi armiq e të mos zihemi, mjaftojnë vuajtjet e shumta dhe tiranitë që kemi kaluar është koha e mirëqeniës, është koha e lirisë. Shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë”, tha kryeministri Rama.

Ai shtoi se marrëdhëniet shqiptaro-greke janë më të ngushta se sa i ka bërë të duken politika e dy vendeve.

“Ju shqiptarët e Greqisë jeni sot një vlerë e shtuar e ekonomisë, dijes e kulturës i këtij vendi të bekuar ku prej 25 shekujsh qëndron djepi i filozofisë dhe demokracisë. Gjatë historisë rrugët e shtëpive tona, luftërat, përrallat, marrëdhëniet tona kanë qenë shumë më të lidhura sa ç’janë lënë të duket. Edhe sot dukja e marrëdhënieve tona thotë shumë më pak se realiteti, ndërthurja e jetëve dhe lidhja e rrugëve të së ardhmes të pandashme mes shqiptarëve dhe grekëve”, tha kryeministri Rama.