Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Aktuale May 11, 2024 - 18:15

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të vizitës së saj në Teksas, Osmani ka gjetur kohë edhe për relaks.

Në një foto të postuar të rrjete sociale, Presidentja duket me veshje të kalorësve derisa në sfond duket ferma e kuajve.

Kujtojmë për shkak të historisë së tij të gjatë si një qendër e rritjes së gjedhit, Teksasi ka imazhin e vendit të “kaubojve”.

Gjatë vizitës në Teksas, ka takuar edhe Kongresmenët republikan Keith Self, një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-së, si dhe mbështetës i vazhdueshëm i komunitetit shqiptaro-amerikan.

Po ashtu ajo është pritur në takime të ndara nga kryetarë dhe udhëheqës të disa prej qyteteve të Teksasit, të cilat po kontribuojnë në imazhin jashtëzakonisht pozitiv që e gëzon ky shtet sot.