Hovenieri takon kryetarin e VATRA-s: Diaspora në SHBA është partnere thelbësore
Aktuale
May 10, 2024 - 18:32
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar kryetarin e partië VATRA, Elmi Berishën.
Hovenier tha se është gjithnjë kënaqësi të takohet me Berishën, teksa shtoi se komuniteti shqiptar në ShBA është një partner thelbësor.
“Komuniteti i diasporës në Shtetet e Bashkuara është një partner thelbësor dhe i mirëpritur në përpjekjet tona për të mbështetur Kosovën si një shtet sovran, multietnik dhe demokratik që është plotësisht i integruar në Evropë”, ka shkruar Hovenier.