Limaj: Beteja e Llapushnikut shpërtheu izolimin e Drenicës
Beteja e Llapushnikut ishte ndër më të rëndësishmet e UÇK-së, sepse kishte karakter strategjik në shumë drejtime.
Kjo betejë shpërtheu izolimin e Drenicës, duke u ofruar mundësi viseve tjera të furnizojnë këtë pjesë të Kosovës me ushqime, armë e municione që duheshin në atë kohë.
Po ashtu, kjo betejë ndërpreu lëvizjen e serbëve për të sulmuar forcat e UÇK-së në Dukagjin. Madje, Beteja e Llapushnikut shënon kthesën e madhe edhe në rrafshin diplomatik.
Në këtë përvjetor kujtojmë me nder e respekt luanët e grykës, Ymer Alushani, Besim Halilaj, Ali Zogaj, Sadik Shala, dhe dëshmorët tjerë të grykës dhe gjithë ata ushtarë që morën plagë dhe luftuan e mbajtën atë grykë. Kujtojmë po ashtu, me plotë krenari edhe Fehmiun, Xheven, Gani Elshanin etj.
Respekt kontributit të secilit luftëtar të UÇK-së. Mirënjohje kontributit të secilit banor të Llapushnikut dhe zonës përreth.
Lavdi dëshmorëve dhe të rënëve për liri. Përjetësisht krenar me të ndritshmen, UÇK.