Ramadani: Arroganca e lidershipit shtetëror shkaktoi mosfleksibilitetin e vendeve të QUINT-it
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka komentuar kushtëzimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës me dërgimin e Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese.
Ai, pëmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ky është një dështim serioz diplomatik i Kosovës dhe sipas tij arroganca e Kurtit dhe Osmanit ka shkaktoi mosfleksibilitet e vendeve të QUINT-it, raporton Zeri.info.
Postimi i plotë:
Arroganca e lidershipit shtetëror shkaktoi mosfleksibilitet të QUINT-it
Osmani e Kurti ishin shumë arrogantë ndaj Ambasadorëve të Kuintit gjatë takimit më 3 prill 2024. Atë ditë, ambasadorët e Kuintit paraqitën kushtin e shteteve të tyre për mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Diskutimi me arrogancë kishte arritur edhe në nivel të toneve të larta, madje vetëm fjala “pushtues” mungoi!
Arroganca e 3 prillit e dobësoi vlerën e Letrës së Garancive të datës 22 mars 2024.
Këtu ka një mos-qartësim serioz e të qëllimshëm:
• Dërgimi i Draft-Statutit në Gjykatë Kushtetuese nuk është kusht për anëtarësim në KiE, por është kusht i disa shteteve për të votuar Pro!
Pra, ka dallim thelbësor!
Kushdo mund të bëjë kallaballëk fjalësh, por sikurse jemi mësuar, assesi s’po mund ta thonë troç të vërtetën!
E vërteta është se ky paraqet një dështim serioz diplomatik të Kosovës! Kosova ka dështuar të merr mbështetjen e shteteve të Kuintit që janë anëtare në KiE për të votuar Pro anëtarësimit të Kosovës! Ka dështuar t’i bind këto shtete për të marrë votën e tyre!
Me arrogancë nuk binden, por me argumente të qëndrueshme.
Po të largonin arrogancën, jam i bindur se 4 shtetet e Kuintit në KiE do të ishin fleksibile në raport me Draft-Statutin!