Vendos Qeveria, në një pjesë të Spitalit të Gjilanit do të ndërtohet Shkolla e Mesme e Mjekësisë
Aktuale
May 08, 2024 - 14:15
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Qeverisë u mor vendimi për dhënien në shfrytëzim të një pjese të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, shkollë e cila për shkak të kushteve jo të duhura ka zhvilluar aktivitet në atë të ekonomisë në këtë komunë.
“S’ka pasur as laborator e as kushte të tjera të domosdoshme për profesionistët shëndetësorë në të ardhmen”, tha Vitia.
Ai u shpreh se ky vendim do të hapë rrugë për edukimin e mirë të këtyre nxënësve në këtë shkollë, të cilëve edhe u uroi sukses.