Osmani për komandant Drinin: U vra para shtëpisë pak kohë pasi Kosova u bë e lirë

Osmani për komandant Drinin: U vra para shtëpisë pak kohë pasi Kosova u bë e lirë

Aktuale May 08, 2024 - 11:54

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar komandant Drinin, heroin Ekrem Rexha.

Osmani ka thënë se liria ishte ëndrra e tij, e ai u vra para shtëpisë pak kohë pasi Kosova u bë e lirë.

“Komandant Drini ishte luftëtari i UÇK-së, i cili i mbeti besnik idealit të lirisë dhe shtetit deri në frymën e fundit. Liria ishte ëndrra e tij, e ai u vra para shtëpisë pak kohë pasi Kosova u bë e lirë. Nuk e përjetoi gjatë lirinë, por e bëri atë të mundshme me shumë vajza e djem të UÇK-së, ndaj kujtimi dhe respekti për të dhe bashkëluftëtarët dëshmorë do të jetë i përhershëm. Pas vete la një trashëgimi të patriotit të dëshmuar dhe luftëtarit të paepur dhe i tillë do të mbetet në mendjet e secilit qytetar të Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për komandant Drinin!”, shkroi presidentja Osmani.