Sot, vranët dhe me shi
Foto: Zëri / Ilustrim

Sot, vranët dhe me shi

Aktuale May 08, 2024 - 07:58

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu të përcjella me shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi.