AAK-ja krijon Shtabin Zgjedhor në krye me Muharrem Nitajn
Foto: Laura Hasani

AAK-ja krijon Shtabin Zgjedhor në krye me Muharrem Nitajn

Aktuale May 07, 2024 - 19:53

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ka krijuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet paramentare.

Përmes një komunikate për media, AAK-ja bën të ditur se me votë unanime shef i Shtabit është zgjedhur Muharrem Nitaj.

“Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka krijuar Shtabin për Zgjedhje Parlamentare dhe me votë unanime për Shef Shtabi e ka zgjedhur Sekretarin e Përgjithshëm, Muharrem Nitajn”, thuhet në komunikatë.

Në këtë mbledhje po ashtu është diskutuar plani i aktiviteteve të Aleancës në terren, përfshirë edhe orientimet kryesore programore për fazën vijuese.

Një pikë e veçantë ishte informimi për situatën politike e të sigurisë, kjo në dritën e zhvillimeve të fundit, përfshirë edhe procesin e votimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.