Petkoviqi me pretendime: Kurti ndaloi dinarin sepse ishim afër një statuti final për Asociacionin

Petkoviqi me pretendime: Kurti ndaloi dinarin sepse ishim afër një statuti final për Asociacionin

Aktuale May 06, 2024 - 12:15

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, thotë se ndalimi i dinarit erdhi si pasojë e bisedimeve “që po shkonin në drejtimin e duhur rreth Statutit final të Asociacionit”.

Në pretendimin e tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk donte që kjo të merrte epilog.

“Bashkimi Evropian erdhi me një draftstatut të tyre për shkak se Kurti refuzoi atë të Ekipit Menaxhues. Drafti i BE-së ishte bazë e mirë për diskutime… patëm tri takime në nëntor kur ekspertët tonë negocuan me BE-në dhe besojeni ose jo, takimet ishin të mira. Bëmë hapa para. Por, kur Prishtina pa që gjërat po shkonin në drejtimin e duhur rreth një draftstatuti final dhe të gjithë gjetën gjuhë të përbashkët, në mënyrë që të ndalojë ato bisedime për statutin final, Kurti mori vendimin e njëanshëm për të ndaluar dinarin”, ka thënë Petar Petkoviq në Tv Pink.