Java nis me mot pranveror, temperaturat deri në 26 gradë
Foto: Laura Hasani

Java nis me mot pranveror, temperaturat deri në 26 gradë

Aktuale May 06, 2024 - 07:58

Java e parë e majit nis me diell dhe vranësira të pakta. Gjatë pasdites nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të dobët në zonat malore në veriperëndim të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9° C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26° C.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në regjionin e Gjakovës, me shpejtësi prej 15-53 km/h. /Zëri