Deklarimi skandaloz i Vuçiqit në televizion shtetëror kinez, Roth: Ky njeri ditë e më shumë largohet nga BE-ja
Një deklaratë e përmasave tej-skandaloze u bë nga Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në televizion shtetëror kinez, ku në prag të vizitës në Beograd nga Presidenti i Kinës, Xi Jinping, tha se “Jingping dhe Kina mund të merren me Tajvanin qysh të dojnë”.
“Për ne, është shumë e thjeshtë: Tajvani është Kinë, pikë. Dhe ne besojmë se Presidenti Xi do të kujdeset për Tajvanin në mënyrën e duhur, ashtu siç dëshiron ai, ashtu siç duan kinezët”, ka thënë Aleksandar Vuçiq.
Serbia’s president Vucic in an interview with China’s @CCTV ahead of the visit of Xi Jinping in Belgrade:
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) May 4, 2024
• For us, it’s very simple: Taiwan is China, period. And we believe that President Xi will take care of Taiwan in the right way, the way he wants, the way the Chinese want. pic.twitter.com/riISqh4WbN
Kësaj deklarate i ka reaguar edhe Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, i cili tha se Vuçiqi ditë e më shumë po largohet nga Bashkimi Evropian.
“Këtu, presidenti serb Vuçiq po thyen edhe një herë një parim të politikës së jashtme të BE-së. Ai po i jep dorë të lirë regjimit kinez në trajtimin e demokracisë në Tajvan dhe nuk përjashton një opsion ushtarak. Vuçiq po largohet gjithnjë e më shumë nga BE-ja”, ka thënë Roth.
Auch hier bricht der serbische Präsident @avucic mit einem außenpolitischen Grundprinzip der EU. Er gibt dem chinesischen Regime freie Hand im Umgang mit der Demokratie Taiwan und schließt eine militärische Option nicht aus.
— Michael Roth - official ë (@MiRo_SPD) May 5, 2024
Vucic manövriert ë immer weiter weg von der EU. https://t.co/CYsQbWve3K