Rama: Spitali i kryeqytetit po bëhet

Rama: Spitali i kryeqytetit po bëhet

Aktuale May 03, 2024 - 10:24

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë duke u diskutuar detajet e fundit për ndërtimin e spitalit të kryeqytetit.

“Spitali i Kryeqytetit po bëhet”, shkroi Rama, transmeton Zeri.info.

Ai u shpreh se ky projekt do ta bëjë më të lehtë qasjen në shërbimet shëndetësore për qytetarët e Prishtinës.

“Kardiologji, Pediatri, Gjinekologji e shumë reparte të tjera me kushte e standarde të nivelit evropian. Shumë shpejt projekti do të tenderohet dhe do të fillojë ndërtimi”, shkroi Rama në profilin e tij zyrtar në Facebook. /Zëri