Sot, vranët dhe me shi

Sot, vranët dhe me shi

Aktuale May 03, 2024 - 08:06

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe reshje lokale shiu.

Në zona të caktuara reshjet e shiut pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me vetëtime dhe bubullimë.

Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 8 dhe 11 gradë Celsius, kurse maksimalet prej 13 deri në 17 gradë, transmeton Klankosova.tv.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila në momente të veçanta pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-61 km/h. /MeteoKosova