Zemaj për LVV-në: Hajna të certifikuar, s’është ndryshe kur vjedhin në bukë e grurë të rezervave shtetërore
Foto: Laura Hasani

Zemaj për LVV-në: Hajna të certifikuar, s’është ndryshe kur vjedhin në bukë e grurë të rezervave shtetërore

Aktuale May 02, 2024 - 12:28

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, i ka quajtur deputetët e mazhorancës hajna të certifikuar, teksa ka folur në seancën plenare ku po diskutohet raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Zemaj ka deklaruar se ato gjetje janë adresuar disa herë nga LDK-ja dhe se nuk janë marrë për bazë asnjëherë.

“Raporti i DASH-it shihet qartë që rrënoi për tokë një propagandë të shumicës ‘se e kemi luftuar korrupsionin’. Në fakt ju po i luftoni ata që po e luftojnë vërtet korrupsionin. Tani kur e kemi raportin e DASH-it i cili veç se ka konfirmua secilin shqetësim tonin si LDK tani me vulën e SHBA-së jeni hajna të certifikuar. Sepse qeveria juaj që erdhi në pushtet për ta luftuar korrupsionin, por emërtohet korrupsion serioz qeveritar. Kjo nuk mund të ishte ndryshe kur vjedhin në bukë e grurë të rezervave shtetërore”, tha ai. /EO