S’kalon propozimi i PDK-së që sot të diskutohet raporti i DASH-it, LVV-ja do seancë të veçantë
Foto: Laura Hasani

S’kalon propozimi i PDK-së që sot të diskutohet raporti i DASH-it, LVV-ja do seancë të veçantë

Aktuale April 25, 2024 - 11:29

Nuk ka kaluar propozimi i Partisë Demokratike të Kosovës që në këtë seancë të Kuvendit si pikë e katërt e rendit të ditës të jetë diskutimi në lidhje me raportin e DASH-it për Kosovën.

Kjo u pamundësua pasi deputetët e LVV-së votuan kundër ndryshimit të rendit të ditës.

Ky propozim i PDK-së, për të cilin u pajtuan edhe LDK-ja e AAK-ja, ka marrë 26 vota për, 40 kundër dhe një abstenim.