Vazhdon sot gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vazhdon sot gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Aktuale April 25, 2024 - 08:36

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve. Gjykimi do të rinisë në orën 09:00, me dëshminë e dëshmitarit të ri.

Pasditen e djeshme, ZPS-ja thirri dëshmitarin e 56-të, i cili ishte dëshmitar i mbrojtur me kodin W04850.

Sipas përmbledhjes së Prokurorisë, e lexuar në gjykatë, ky dëshmitar dëshmoi për një individ i cili ishte arrestuar nga UÇK-ja në vitin 1999 dhe që prej atëherë është i zhdukur.

Po ashtu dje ka përfunduar dëshminë edhe dëshmitari i 55-të i ZPS-së, Ramiz Qeriqi, në gjykimin “Thaçi dhe të tjerët”. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, gjatë periudhës përkatëse ky dëshmitar ka shërbyer si komandant batalioni në Brigadën 121 të UÇK-së në zonën e Pashtrikut.