Bislimi e Petkoviqi takohen sot në Bruksel

Bislimi e Petkoviqi takohen sot në Bruksel

Aktuale April 25, 2024 - 08:12

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, pritet të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së, Mirosllav Lajçak.

Zëdhënës i BE-së, Peter Stano, tha për RTKlive se takimi do të jetë vazhdimësi e takimeve të mëparshme. Sipas tij, ato nisin sot në mëngjes.

Edhe këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiu, tha për RTKlive se sot do mbahet takimi i radhës në Bruksel.

"Të enjten zhvillohen takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut", tha ai.

Ndryshe rundi i fundit i bisedimeve u zhvillua më 18 prill dhe kishte përfunduar pa ndonjë sukses. Më 1 shkurt në Kosovë hyri në fuqi Rregullorja e BQK-së, për përdorim të parasë së gatshme.