PSD-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Liburn Aliut
Aktuale
April 24, 2024 - 15:23
Partia Socialdemokrate ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ministrit të Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Naser Hafizit, zëvendësues i drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, nën dyshimet se i kanë shkaktuar Kosovës dhjetëra miliona euro dëme, duke ua shlyer borxhin në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë. /EO