Zgjedhet Dekani i ri i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës

Zgjedhet Dekani i ri i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës

Aktuale April 23, 2024 - 22:09

Ai ka marr gjithsej 161 vota nga pjesëtarët e stafit akademik dhe 27 anëtarët e Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë.

Sefedin Muçaj është profesor i rregullt (Prof. Dr.) dhe Shef i Katedrës së Epidemiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, specialist i epidemiologjisë dhe Shef i Sektorit për Sëmundje Kronike Jo infektive në Departamentin e Epidemiologjisë në IKSHPK.

Postimi i plotë:

Prof. Dr. Sefedin Muçaj është zgjedhur Dekan i ri i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës

Profesor Sefedin Muçaj në këtë process zgjedhor është votuar nga gjithsej 161 pjesëtarë të stafit akademik dhe 27 anëtar të Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë, është personi që ka marrë mbështetjen absolute të drejtpërdrejtë të stafit akademik apo të rreth 67% të tyre.

Sigurisht që kjo përkrahje e gjerë si përfaqësues i zgjedhur i parë për Profesor Sefedin Mucajn ka mbështetjen tek kredencialet e çmueshme jo vetëm profesionale e shkencore, por para sëgjithash tek personaliteti i Profesor Sefedinit që gjerësisht shquhet me qasjen e tij përafruese e përbashkuese, që përfaqëson një mendësi që i çmon vlerat dhe potencialet e secilit dhe që si i tillë ofron mundësinë e zhvillimit të të gjitha resurseve njerëzore, profesionale e shkencore, një qasje kjo që i duhet aq shumë fakultetit tonë dhe posacërisht menaxhimit të tij.

Profesor Sefedini është dëshmuar si një personalitet i hapur, i gatshëm të bashkëpunojë me secilin pjesëtar të stafit dhe që ofron një vizion të qartë për avansimin e fakultetit me qasjen integruese dhe mundësuese për secilin që ka potenciale dhe mundësi të sjell kontribute të çmueshme për avansimin e mëtejmë të Fakultetit të Mjekësisë.

Dr. Sefedin Muçaj është profesor i rregullt (Prof. Dr.) dhe Shef i Katedrës së Epidemiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë tëUniversitetit të Prishtinës, specialist i epidemiologjisë dhe Shef i Sektorit për Sëmundje Kronike Joinfektive në Departamentin e Epidemiologjisë në IKSHPK.

Si specialist i epidemiologjisë, ka një përvojë mbi 25 vjeçare në fushën akademike dhe në aktivitete dhe programe të ndryshme në fushën e shëndetit publik.

Është autor dhe koautor i një sërë punimesh shkencore të publikuara në revista me indeks ndërkombëtar, i disa librave dhe teksteve mësimore universitare, si dhe është pjesëmarrës i një serë tubimesh shkencore dhe profesionale. Për një kohë ka qenë Prodekan për Cështje Mësimore dhe të Studentëve i Fakultetit të Mjekësisë.

Si një personalitet me gjithë këto kredenciale të çmueshme njerëzore, profesionale e shkencore dhe me potencial të dëshmuar të lidershipit dhe menaxhimit, Profesor Sefedin Muçaj është padyshim personaliteti i duhur për të drejtuar dhe avansuar më tej zhvillimin e Fakultetit të Mjekësisë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

IKSHPK i uron suksese në të gjitha sfidat në avansimin e mëtejshëm të Fakultetit të Mjekësisë duke ofruar mbështetjen e plotë profesionale, shkencore dhe hulumtuese.