UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi, që dyshohet për ngacmim seksual
Foto: Laura Hasani

UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi, që dyshohet për ngacmim seksual

Aktuale April 23, 2024 - 15:36

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka marrë vendim ta pezullojë nga puna profesorin Xhevat Krasniqi.

Këtë e kanë bërë të ditur nga UP-jz, përmes një komunikate për media.

“Mbi bazën e vendimit të Këshillit të Etikës dhe rekomandimit drejtuar Rektoratit, rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të prof. Xh.K., me efekt të menjëhershëm, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e Prokurorisë se Shtetit”.

“Bazuar në informatat e ofruara nga Këshilli i Etikës i Universitetit të Prishtinës, në lidhje me denoncimin e paraqitur ndaj prof. Xh.K., UP-ja njofton se Këshilli i Etikës ka marrë vendim mbi këtë rast.

Këshilli i Etikës i rekomandon Rektoratit që çështjen e referuar kundër prof. Xh.K. ta procesojë edhe formalisht në organet e hetuesisë dhe të bashkëpunojë me to.

Këshilli i Etikës i rekomandon Rektoratit pezullimin nga puna të prof. Xh.K, sipas kornizës normative përkatëse, derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e Prokurorisë së Shtetit.