Nis në Kosovë gara ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Nis në Kosovë gara ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Aktuale April 22, 2024 - 15:51

Forca e Sigurisë së Kosovës ka mirëpritur sot ushtarakët nga vendet partnere që do të jenë pjesë e garës ndërkombëtare të “Ushtari më i mirë 2024”, që ka filluar sot dhe do të mbarojë më 26 prill në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Kështu bën të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes një postimi në Facebook, njofton Klankosova.tv.

Përveç pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesë e garës do të jenë edhe garuesit nga: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Kroacia, Maqedonia e veriut, Mali i Zi, Jordania, Kanada dhe Latvia, të cilët do të sfidohen në disiplina të ndryshme ushtarake të organizuar nga FSK-ja.