Abdixhiku takon ambasadorin e Japonisë, flasin për mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve

Abdixhiku takon ambasadorin e Japonisë, flasin për mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve

Aktuale April 22, 2024 - 15:16

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Sipas LDK-së, palët kanë diskutuar për temat aktuale në vend dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me këto ngjarje, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Abdixhiku ka ritheksuar para diplomatit Yamanaka se Japonia është vend mik i Kosovës, që vazhdon të jetë mbështetëse në shumë procese të rëndësishme për Kosovën.

Gjithashtu, i pari i LDK-së ka falënderuar Japoninë për kontributin e dhënë ndër vite ndaj Kosovës.