Në KS të OKB-së diskutohet për Kosovën, Osmani përballet me Vuçiqin

Në KS të OKB-së diskutohet për Kosovën, Osmani përballet me Vuçiqin

Aktuale April 22, 2024 - 08:12

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në New York për të përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit.

Kjo seancë pritet të mbahet në orën 16:00, të kohës sonë lokale dhe është paraparë që të diskutohet për progresin, zbatimin e reformave, sundimin e ligjit në Kosovë, raporton Zeri.info.

Një pikë e rëndësishme për të cilën do të flasë Osmani është edhe çështja e krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë, ku përballë do të ketë edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Osmani, i ka ftuar qytetarët të përgatiten për përballjen Osmani - Vuçiq në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Ai shkruan se Osmani përfaqëson demokracinë dhe lirinë, ndërsa Vuçiqi “mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal”.

“Në orën 16:00 në KS të OKB-së përgatituni për një përballje mes dy forcave dhe ideologjive të kundërta: Presidentes të Kosovës, që përfaqëson demokracinë dhe lirinë, kundrejt Presidentit të Serbisë që mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal”, shkroi ai në një postim në platformën “X”. /Zëri