Gjoshi thotë se humbën qindra-mijëra euro për votimin në veri, zero votues
Foto: Laura Hasani

Gjoshi thotë se humbën qindra-mijëra euro për votimin në veri, zero votues

Aktuale April 21, 2024 - 22:06

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se për procesin e referendumit në komunat veriore të Kosovës u humbën qindra-mijëra euro, derisa sipas tij dolën zero votues.

Përmes një statusi në Facebook, Gjoshi ka shkruar se ky votim nuk tregoi asnjë rezultat, derisa shtoi se është kthim në pikën zero.

Gjoshi këtë e ka quajtur dëm të pariparueshëm të kryeministrit Kurti dhe Qeverisë.

“Zero votues nëpër vendvotime. Shkolla të mbyllura. Humbje e qindramijëra eurove. Asnjë rezultat. Rikthim në pikën zero. Tani, kjo maskaradë, sepse e tillë është, kujt po i shërben? Pse ky ngulm me ia prishë kaq shumë imazhin Kosovës. Ku mbetën serbët lojal të Kryeministrit? Përmes këtyre zgjedhjeve, vetëm sa u shpërfaq dobësia e këtij pushteti edhe një herë. Ju kemi thënë qysh në fillim që ky proces është anti-ligjor, i pamenduar mirë dhe, më e keqja, i dëmshëm – ashtu siç u vërtetua të dalë. Megjithatë, një gjë, përmes këtyre zgjedhjeve, Kryeministri dhe Qeveria kanë arritur të bëjnë: dëm të pariparueshëm Kosovës dhe proceseve demokratike. Çfarë tash, Kryeministër?”, shkroi Gjoshi.