Zgjedhjet në veri, Koci: Vuçiqi nuk do zgjidhje politike
Foto:Laura Hasani

Zgjedhjet në veri, Koci: Vuçiqi nuk do zgjidhje politike

Aktuale April 21, 2024 - 21:52

Melazim Koci, analist politik, lidhur me procesin e sotëm të votimit për ose kundër shkarkimit të kryetarëve të komunave në veri të vendit, tha se ky është një referendum, që Kosova ka bërë mirë që ka organizuar.

“Mesazhi  parë që është dërguar nga udhëheqja e Serbisë dhe Listës Serbe në Kosovë, është se ata nuk duan zgjidhje politike. Ata kanë nxjerrë në tavolinë zgjidhje tjera”, tha Koci, derisa shtoi se ditëve të fundit është parë ushtria serbe duke organizuar ushtrimet e tyre rreth Kosovës.

Koci, tutje, vuri në dukje deklaratën e Vuçiqit, i cili pati thënë se në momentin e parë do ta godasë Kosovën.

“Kjo që ka ndodhur sot është përgatitur nga Lista Serbe me presione, me shantazhe. Me këtë bojkot dëshmuan që ata nuk e duan Asociacionin pa kompetenca ekzekutive”, deklaroi Koci./rtk