Në Dren të Leposaviqit, prej 800 votuesve 6 e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës
Foto: Laura Hasani

Në Dren të Leposaviqit, prej 800 votuesve 6 e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës

Aktuale April 21, 2024 - 18:50

Kryesuesi i Qendrës në fshatin Dren, Afrim Krasniqi ka thënë se në këtë objelt ku po funksionojnë aktualisht tri qendra të vendvotimit, prej 800 votuesve vetëm 6 e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.

E prej këtyre 6 votuesve, Krasniqi tha se të gjithë kanë qenë të nacionalitetit serb.

“Numri i përgjithshëm i votuesve të cilët kanë qenë në këto tri qendra të votimit është mbi 800 votues. Mirëpo fatkeqësisht dalja e votuesve ka qenë shumë e vogël  deri më tan ii kemivetëm 6 voteus të cilët e kanë shpreh vullnetin e tyre për të votuar. Komisioni i Zgjedhjeve ka bërë përgatitjet maksimale për organizimine këtyre zgjedhjeve. Të gjithë votuesit kanë qenë të nacionalitetit serb”, tha Krasniqi në “Tëvë1”.

Derisa theksoi se sikurse në çdo qendër tjetër të votimit edhe në Dren ka pasur të vendosur kamera dhe se i gjithë procesi ka shkuar në rregull.

Gjithçka në rregull ka qenë prej orës 7:30 kur është bërë hapja deri më tani kur po flasim gjithçka ka qenë mirë presim që edhe ky 30 minutësh të shkojë siç ka qenë deri më tani. Në këtë pikë kanë qenë 3 qendra të votimit, qendra 12,05,01 – 12,09,01 dhe 12, 12,01. Për shkak të kushteve i kemi funksionu tri qendra të votimit i kemi bërë në një. Nuk ka munguar asgjë ka qenë gjithçka në rregull edhe me material edhe me përgatitje. Janë future edhe kamerat nëpër secilin vendvotim dhe prej fillimit edhe ne kemi pasë kamera”, shtoi Kraniqi