I jepet lamtumira e fundit ish-komandantit të UÇK-së nga Vushtrria, Gani Imerit

I jepet lamtumira e fundit ish-komandantit të UÇK-së nga Vushtrria, Gani Imerit

Aktuale April 21, 2024 - 18:38

Ish-komandantit të UÇK-së, Gani Imeri i është dhënë sot lamtumira e fundit.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shkruan Zeri.info.

Krasniqi u shoreh se sakrifica, guximi dhe kontributi i Imerit do të jetojë përjetësisht në historinë e popullit shqiptar.

“Pas homazheve dhe Akademisë Përkujtimore në nder të jetë së tij, sot, në Dumnicë të Epërme të Vushtrrisë, i dhamë lamtumirën e fundit luftëtarit të paepur të lirisë, ish-komandantit të UÇK-së, Gani Imerit. Sakrifica, guximi dhe kontributi i Ganiut, do të jetojnë përjetësisht në historinë më të lavdishme të shtetit dhe popullit tonë.

Prehu në paqe, komandant. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!”, shkroi Krasniqi. /Zëri