Konjufca bën homazhe në Nakaradë të Fushë-Kosovës: Sakrifica për liri, akti më i lartë i atdhedashurisë

Konjufca bën homazhe në Nakaradë të Fushë-Kosovës: Sakrifica për liri, akti më i lartë i atdhedashurisë

Aktuale April 21, 2024 - 18:27

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë sot homazhe në kompleksin memorial të varrezave në fshatin Nakaradë të Fushë-Kosovës, në nderim të shqiptarëve të vrarë e të masakruar nga forcat serbe 25 vjet më parë.

Konjufca u shpreh se dëshmorët dhe martirët dhanë për Kosovën më të shtrenjtën e tyre, jetën, ndërsa sot është detyrë morale e gjithsecilit të kujtojë dhe nderojë këtë flijim.

Po ashtu ai theksoi se sakrifica për liri është akti më i lartë i atdhedashurisë, duke shtuar se krenaria për të rënët është e barabartë me dhimbjen. /Zëri