Kurti udhëton për në Sofje të Bullgarisë, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Foto: Laura Hasani

Kurti udhëton për në Sofje të Bullgarisë, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

Aktuale April 21, 2024 - 18:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Sofje të Bullgarisë, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës.

Bëhet e ditur se fillimisht do të jetë i pranishëm në ceremoninë hapëse të forumit ku do të mbajë një fjalë rasti. Ndërkaq, nesër do të jetë pjesë e sesionit të diskutimit “Pyetje për vizionarët: Roli i inovacionit, teknologjisë dhe arsimit për bashkëpunimin ekonomik rajonal”.

“Pjesëmarrës në takimet e Sofjes do të jetë dhe Kryeministri i Bullgarisë, Dimitar Glavchev, si dhe ministra, zyrtarë qeveritarë e personalitete nga Evropa.

Me këtë rast, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev dhe me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev”, thuhet në njoftim. /Zëri